VIDEO/ Kreu manovra të rrezikshme me automjet në një zonë të banuar, gjobitet shoferi 23-vjeçar në Fier

2 Gusht 2023, 13:41| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 13:43

  • Share

Një 23-vjeçar është ndëshkuar me gjobë në vlerën e 43 mijë lekëve, pasi kreu manovra të rrezikshme me automjet në një zonë të banuar në Fier.

Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar, Policia Rrugore e Fierit ka lokalizuar dhe ka ndaluar shoferin në fjalë.

Për pasojë është ndëshkuar me 43 mijë lekë gjobë 23-vjeçarin me iniciale R.D.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qazim: 02/08/2023 18:38

    Edhe ndo1 manover te rrezikshme ska bere po qe normalisht esht e gabuar ai lloj drejtimi i mjetit sepse ska arsye pse tja japesh timonit majtas djathtas per te tregu qe je pilot .... pilotlleku tregohet kur je 180 200 dhe te shmangesh makinat e tjera qe perpara teje jan penges jo ashtu njs ... e ka meritu ka mor gjoben esht marr masa ... ishalla djali nk vepron mo ashtu

    Përgjigju
  • Meri: 02/08/2023 14:21

    Vetëm gjobë ?...shumë pak,meritonte t'i hiqej edhe patenta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?