Manhatan- Një krim horror ka ndodhur në SHBA muajin e kaluar, teksa një grua 65-vjeçare, Kathleen Leigh, njëkohësisht ish-oficere e policisë në Nju Jork, akuzohet se ka vrarë pas një sherri familjar ish-nusen e djalit, mësuesen Marisa Galloway dhe mbesën e saj të vogël 4-vjeçare, e më pas i dha fund jetës pak çaste më vonë.
Mediat amerikane raportojnë sot (19 Gusht) detaje të reja dhe se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes. Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës. Konfliktet sollën edhe krimin e rëndë, më 26 korrik 2024.
Prindërit e 46-vjeçares viktimë, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan të sëmurë. Çështja ka shkuar prej kohësh në gjykatë, ku gjyshërit e së voglës kërkojnë që të vendoset drejtësi për vajzën e tyre dhe mbesën e vrarë, si dhe për të pasur mundësi që të takohen dhe ta marrin herë pas here në banesë vogëlushen.
“Gruaja që vrau nënën e mbesës së saj përpara se të bënte vetëvrasje, e bëri këtë si pjesë e një komploti të sëmurë të përpunuar për t'i dhënë djalit të saj kujdestarinë e plotë të 4-vjeçares, sipas dokumenteve të reja të gjykatës”, raportojnë mediat.
Dosja shqetësuese e Manhattan zbulon gjithashtu detaje tronditëse se si ka qenë jeta e prindërve të viktimës Marisa Galloway, pas tmerrit të vrasjes-vetëvrasjes që i grabiti vajzën e tyre.
Marisa Galloway, mësuesja e vrarë dhe dy fëmijët saj
Ish-oficerja e provës në Çikago, Kathleen Leigh, 65 vjeç, e deklaruar e sëmurë, qëlloi për vdekje Galloway, një mësuese e arsimit special 45-vjeçar, që ndante një fëmijë me djalin e Leight, Zachariah Reed.
Krimi ndodhi muajin e kaluar në një rrugë me gjethe të Manhatan-it, përpara se autorja të vriste veten, raporton “Nju Jork Post”.
Tani prindërit e Galloway, Nancy dhe John Galloway, kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë duke pretenduar se Reed ka ikur në "shtëpinë e tij shumë milionëshe" në Çikago, me mbesën e dashur, fëmijën tjetër të quajtur Lili.
"Është e qartë, nëna [e Reed] kishte një plan të qëllimshëm për të vrarë Marisën në mënyrë që të siguronte kujdestarinë për djalin e saj", akuzojnë dokumentet e gjykatës. “Fatkeqësisht, [Reed] ka demonstruar një qëllim absolut për të çuar përpara të njëjtat qëllime të nënës së tij, pasi ai ka refuzuar të na sigurojë qasje te Lili, në pothuajse 3 javë”, vijon dosja.
Gjyshërit, të cilët jetojnë në Cape May, Nju Jork, po i kërkojnë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Manhatanit që t'u kalojë atyre kohën e prindërimit të Marisës, të lidhur në një marrëveshje kujdestarie të vitit 2022 me Reed, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të premten (16 Gusht).
Galloway dhe ish-bashkëshorti i saj
Viktima, Marisa dhe ish-bashkëshorti Reed, kishin jetuar së bashku derisa ajo "u detyrua të largohej më 25 korrik 2021, sepse Marisa kishte frikë për sigurinë e saj", shpjegon deklarata.
Që pas asaj kohe, konfliktet u shtuan, derisa ish-vjehrra, dikur oficere policie, një muaj më parë, kreu edhe krimin monstruoz në Mahatan, duke i marrë jetën mësueses dhe vajzës së saj (ish-nusja dhe mbesa).