Kristjan Asllani është shumë pranë zyrtarizimit si futbollisti më i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares, i lindur në vitin 2002, ka përfunduar vizitat mjekësore dhe tashmë mungon vetëm nënshkrimi përfundimtar i kontratës.
Asllani u pa dje pasdite pranë qendrës stërvitore 'Filadelfia', ku dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat. “Mezi pres, do të flasim për këtë më vonë. Faleminderit shumë.”
Sipas marrëveshjes mes Interit dhe Torinos, lojtari do të kalojë në huazim me të drejtë blerje jo të detyrueshme, por në bazë të disa numrave në lidhje me performancën. Torino do të paguajë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12.5 milionë euro për detyrimin e blerjes me kushtet e performancës, ndërsa Interi do të përfitojë gjithashtu 20% nga një rishitje e ardhshme. Paga e Asllanit pritet të jetë 2 milionë euro në sezon.
Zëvendësuesi
Inter nuk ka humbur kohë dhe ka kontaktuar me Lens në Francë për të marrë shërbimet e Andy Diouf, mesfushorit që shihet si zëvendësuesi i Asllanit. Interi arriti një marrëveshje verbale me Lens dje për mesfushorin e lindur në vitin 2003. Të dyja klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e përhershëm, i cili do të zyrtarizohet në orët e ardhshme: Diouf do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore me zikaltërit sot, teksa besohet se vlera e tij me bonuse mund të kapë shifrën e 25 milionë eurove.
Asllani soon a Torino player!pic.twitter.com/jEFlfbsQyP
— F.C. InterData (@Fcinterdata) August 21, 2025
Komente
