Në "Giuseppe Meazza" Interi tregoi cilësi dhe nuk e kurseu Torinon duke e mundur 2-0 paçka se një javë më parë zikaltërit siguruan titullin e 20-të kampion në Serie A. Dueli i Milanos ishte historik në Serie A pasi për herë të parë një treshe me arbitre femra vendoste drejtësinë në këtë nivel, me kryesoren Ferrieri Caputi. Golat për Interin u shënuan nga Calhanoglu në minutat 56 dhe 60-të (penallti).
Në minutën e 63 turku i bëri vend Kristjan Asllanit, me shqiptarin që bëri mirë në minutat e mbetura, teksa në fund festa ishte për zikaltërit që festuan suksesin e këtij sezoni me tifozët. Kjo pasdite është festë për pjesën zikaltër të Milanos, teksa lojtarët do parakalojnë me një autobus të hapur në rrugët e qytetit para tifozëve.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi fiton 2-0 dhe feston titullin, Atalanta pa problem ndaj Empolit! Napoli 2-2 Roma, Marash Kumbulla titullar në Serie A
S.Dh/ReportTv.al