MILANO - Duhej java e 35-të e Serie A që Kristjan Asllani të shënonte golin e parë me Interin këtë sezon në kampionat. Gol me peshë nga djaloshi kuqezi që i jep fitoren 1-0 Interit kundër Veronas.
Sfida në ‘San Siro’ nisi mirë për Interin që i besoi ekipit ‘të dytë’ duke lënë pushim shumë yjë për mesjavën që vjen, pasi në Itali zbarkon Barcelona për sfidën e kthimit gjysmëfinale të Champions League (3-3 sfida e parë).
Pas vetëm nëntë minutave lojë Interi fitoi penallti me VAR që e konfirmoi dhe nga pika e bardhë Asllani nuk gaboi duke dërguar në festë tifozët. Goli i parë për Asllanin këtë sezon në Serie A i dyti në total, pasi më herët ka tundur rrjetën edhe në Kupën e Italisë.
Komente

Ka 10 vjet asllani qe luan ne seria a ,,,dhe ka bere vetem nje gol...
Përgjigju