Sport

VIDEO/ Kualifikimi historik në Kupën e Botës, presidenti i Uzbekistanit u dhuron makina futbollistëve

12 Qershor, 09:32| Përditesimi: 12 Qershor, 09:36

  • Share

Lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit të Uzbekistanit dhe stafit iu dhuruan makina elektrike BYD nga presidenti i vendit, Shavkat Mirziyoyev. Arsyeja për këtë gjest ishte arritja historike e ekipit që u kualifikua për herë të parë në finalet e një Kupe Bote, atë të 2026 që do zhvillohet verën që vjen në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Shavkat Mirziyoyev ndoqi fitoren 3-0 ndaj Katarit së bashku me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin sllovak Robert Fico dhe kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov.  Makinat iu dorëzuan lojtarëve në stadium pas ndeshjes.

Përveç kësaj, presidenti u dha anëtarëve të ekipit dhe stafit të trajnerëve titullin e nderit "Krenaria e Uzbekistanit".


 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?