Lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit të Uzbekistanit dhe stafit iu dhuruan makina elektrike BYD nga presidenti i vendit, Shavkat Mirziyoyev. Arsyeja për këtë gjest ishte arritja historike e ekipit që u kualifikua për herë të parë në finalet e një Kupe Bote, atë të 2026 që do zhvillohet verën që vjen në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Shavkat Mirziyoyev ndoqi fitoren 3-0 ndaj Katarit së bashku me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin sllovak Robert Fico dhe kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov. Makinat iu dorëzuan lojtarëve në stadium pas ndeshjes.
Përveç kësaj, presidenti u dha anëtarëve të ekipit dhe stafit të trajnerëve titullin e nderit "Krenaria e Uzbekistanit".
Komente
