Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë dy nga ndeshjet e para për javën e 21-të. Në 13:00 në dy qytete, skuadrat u 'përplasën' mes tyre. Në "Kukës Arena", vendasit e Hallaçit fituan minimalisht 1-0 me Kastriotin. Në Laç, Egnatia mundi minimalisht 0-1 Laçin. Nesër dhe pasnesër zhvillohen tre ndeshjet e mbetura për javën e 21-të.
Në "Kukës Arena", Kukësi fitoi 1-0 me Kastriotin për javën e 21-të të Superligës. Goli i Edi Basa në minutën e 49 të ndeshjes i ka dhënë tri pikë djemve të Rraman Hallaçit. Ndeshja nisi në ekuilibër, me krutanët që patën disa raste në pjesën e parë por pa konkretizuar. Me nisjen e pjesës së dytë, Edi Basa shfrytëzoi mirë një pasim nga e djathta dhe e ndali sferën në rrjetën e Malaj. Pas humbjes një javë më parë, Kukësi merr tri pikë dhe shkon në kuotën e 25 të tillave në vendin e shtatë, duke lënë fundin e ftohtë. Me këtë humbje, Kastrioti me 20 pikë mbetet në vendin e fundit.
Laçi humbi 0-1 në shtëpi me Egnatian për javën e 21-të në Superligë. Miqtë nga Rrogozhina shënuan në pjesën e parë me Paulauskas. Në minutën e 23 të ndeshjes, sulmuesi gjeti rrjetën teksa mposhti Selmanin që më herët kishte bërë një pritje shpëtimtare. Egnatia me këtë fitore merr vendin e katërt momentalisht, me 30 pikë. Laçi me 29 pikë mbetet në vendin e gjashtë.
Nesër në 16:00 zhvillohen dy duele të tjera, Erzeni - Teuta dhe Tirana - Vllaznia (Loro Boriçi). Të hënë në 13:00 luhet Bylis - Partizani në "Adush Muça".
Superliga - java 21:
E shtunë
Kukësi 1-0 Kastrioti
Laçi 0-1 Egnatia
E diel
Erzeni - Teuta
Tirana - Vllaznia (Loro Boriçi)
E hënë
Bylis - Partizani