Alejandro Balde dhe Gasperini

Sport

VIDEO/ Kundërshtar në Champions League, futbollisti i Barçës nuk njeh trajnerin: Gasperini? Cili është ky?

29 Janar, 09:26| Përditesimi: 29 Janar, 11:15

  • Share

Barcelona dhe Atalanta përballen këtë të mërkurë në orën 21:00 për javën e fundit të Champions League. Katalanasit matematikisht e kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8, ndërsa italianët duan të qëndrojnë në atë zonë.

Në prag të ndeshjes për mediet foli edhe Alejandro Balde, futbollisti i Barcelonës. Më shumë se për skemat taktike, mbrojtësi u dallua për "gafën" që bëri në konferencën për shtyp.

Ai është pyetur nga gazetarët se ç'mendonte për lojën e Gasperinit, por përgjigja e tij i ka habitur të gjithë. Lojtari i Barcelonës nuk ishte në dijeni se Gasperini është traneri i Atalantës.

“Cili ishte ky lojtari që më pyete? Gasperini? Cili është ky? Të them të drejtën, nuk ia kisha idenë se cili është trajneri ”, ka thënë Alejandro Balde.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?