E gjithë lufta politike e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës u ndërtua mbi akuzën për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Basha dyshohej se kishte paguar një shumë prej 500 mijë dollarësh për të përfituar mbështetje ndërkombëtare.
Kjo akuzë u përdor si narrativë e Berishës për ta akuzuar Bashën për korrupsion. Shqqiptarja.com iu rikthen këtë video të Berishës më 26 shtator 2022, kur në një mbledhje të Këshillit Kombëtar hodhi akuza ndaj Bashës, ndërsa njoftoi edhe ngritjen e komisioni që do bënte auditimin e financave të PD në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.
“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të Mother Jones dhe fletës se provonte se Muzin është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë sic mashtronte Basha. Pasi u bënë tre burime, kam dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të jetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, deklaronte Berisha.
Por sot, në një kthesë ironike të ngjarjeve, vetë Sali Berisha ka paguar mbi 6 milionë dollarë—më shumë se dhjetëfishin e shumës që akuzonte Bashën—për lobim në SHBA, me qëllimin e vetëm për të fituar të drejtën e një vize në SHBA.
Komente
