TIRANË- Vetëm një ditë më parë, militanti Ilir Vrenozi u shfaq në takimin e Sali Berishës në Korçë duke i thurur lavde, e madje duke e cilësuar si “legjendën e demokratëve”. Ndërsa shpërtheu në ofendime ndaj kryeministrit Rama, Vrenzoi 'ngriti në piedestal' Berishën duke e cilësuar si një shpresë të re për zgjedhjet e 11 majit dhe se me Berishën do ta nxjerrin në dritë Shqipërinë.
Por çfarë thonë vetëm një muaj më parë militanti ‘besnik’ i Sali Berishës? Shqiptarja.com rikthen këtë video, kur militanti Ilir Vrenozi shpërthente ndaj Sali Berishës, në ofendime dhe të shara pasi shpalli koalicionin me 26 parti për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vrenozi shante Berishën për listat dhe kandidatët për deputetë, duke i quajtur “rraqe të vjetra” dhe “limona të shtrydhur”.
Sipas tij, me të njëjtët emra të konsumuar nuk mund të rrëzohet Edi Rama. Në video militanti shpërthen në ofendime ndaj Berishës, ndërsa thotë se nuk mund të rrëzohet Rama me njerëz si Kujtim Gjuzi.
“Ne Ramës do i hajmë vetëm k… me këta bq… k.. me këta njerëz që shikojnë vetëm pushtetin, duan vetëm të vijnë në pushtet. Njerëzit duan që të vijë në pushtet një i djathtë në pushtet që të mos vidhet më. Si do vish në pushtet me një alternativë më njerëzit që i ka pasur Rama.. i ka q... Rama dhe i merr ti. Çfarë alternative është kjo?
O vëllai i lirë duhet të djathtë klasikë, duhet gjeneratë e re me ide frymë politike të djathtë, trashëgimi politike kulturore e familjare të djathtë. E djathta në të gjithë botën ka histori, ka trashëgimi. Këta janë rraqe të vjetra karta të konsumuara, limona të shtrydhur nuk kanë lidhje me të djathtën prandaj elektorati demotivohet sepse gjenerohen po të njëtët. Nuk ka risi nuk ka alternativë, zero absolut. Unë dua të rrëzoj Ramën, jo të sjell në pushtet Kujtim Gjuzi. Unë dua të heq Ramën, se do çmendem po fitoi Rama. Me këtë listë s'i mund t’i dalësh përpara këta kanë 3 herë që të mundin. E djathta i del para me bashibokukë. Me marifetet e tij Rama ka hequr të vjetrit dhe vë të rinjtë, nipat e mbesat e tyre. Ata lëvizin. Ne vijojmë me bashibozukët.. Vini mo djem të rinj FRPD, s’ke nevojë për rrangallë..”, shprehej ai në video pas publikimit të listave të kandidatëve.
Vrenozi u kthye në ‘qendër’ të politikës shqiptare, pas lajmeve që Rama donte t'ua ‘rrëmbente’ demokratëve, por ai më pas u shfaq në takimin e Berishës në Korçë.
Komente
