Lionel Messi në lot

Sport

VIDEO/ 'Kur qau Messi', sulmuesi luan ndeshjen e fundit në atdhe: S'e di a do jem në Botëror

5 Shtator, 09:30| Përditesimi: 5 Shtator, 09:34

  • Share

Lionel Messi zhvilloi të enjten mbrëma ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në atdhe. Në Buenos Aires kampionët në fuqi të botës fituan 3-0 kundër Venezuelës dhe 'Pleshti' shënoi dy gola.

Në moshën 38-vjeçare ai ende nuk e ka konfirmuar nëse do vijojë të jetë pjesë e kombëtares për të ardhmen, andaj lotët nuk munguan në përballjen e fundit para tifozëve në atdhe. E sigurt është se Messin e tundon Kupa e Botës 2026 dhe forma e mirë nuk e pengon te jetë për të fundit herë në një turne madhor, por dashuria dhe vullneti për sportin tregoi anën e brendshme të tij, me lotët që u bënë shoqërues të ovacioneve nga publiku.

“Siç e kam thënë, nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror… Në moshën time është logjike ta mendosh kështu”, tha Messi për “TyC Sports”, - Ditë pas dite përpiqem të ndihem mirë dhe të jem i ndershëm me veten. Nëse nuk e shijoj më, nuk ka pse të jem në fushë. Nuk e kam vendosur ende. Do ta shoh veten pas sezonit dhe përgatitjeve”.

Ai foli edhe për emocionet e lamtumirës në Buenos Aires: “Ta mbyllja kështu me njerëzit e mi ishte ëndërr. Shumë vite pata dashurinë e Barcelonës, por më donin edhe këtu. Do të mbaj mend vetëm momentet e bukura”.

Me dopietën e tij, Messi e çoi në 114 gola rekordin me Argjentinën.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Messi dopietë mes lotësh, Argjentina fiton 3-0! Brazili turpëron me tre gola Kilin në kualifikueset e Kupës së Botës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?