Këto janë pamje të makinës së marrë me qira nga biznesmeni italian Davide Pecorelli teksa është djegur në Pukë. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Megjithatë është e çuditshme se si në pamje nuk duket fare brenda makinës pjesë të skeletit që po digjen.
KUjtojmë se sipas autoriteteve pjesë të skeletit janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.
Brenda makinës, Report Tv mëson se ka pasur edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes që Pecorelli kishte në vendin tonë. Në makinë është gjetur një orë dhe telefon të cilat i kanë shpëtuar djegies.
Lajmi kryesor:
Italiani gati 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental! Zbardhen lëvizjet në Pukë
//ReportTv.al