The Guardian e ka quajtur tashmë "Reklama më e mirë e Krishtlindjeve e vitit". Është reklama e krijuar nga Charlie's Bar, një lokal historik në Enniskillen në Irlandën e Veriut që tregon historinë e një të moshuari që e gjen veten vetëm në Krishtlindje.
Por historia ka një fund të lumtur. Sipas Guardian, reklama kushtoi vetëm 700 paund, ekuivalente me rreth 800 euro, është xhiruar me një iPhone dhe ka marrë miliona shikime në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram është parë tashmë 2.2 milionë herë. Protagonisti quhet Martin McManus, ai është 73 vjeç dhe është anëtar i një grupi teatror amator lokal.