Kylian Mbappe ka imituar Emiliano Martinez dhe gjestin e portierit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Pas marrjes së trofeut për portierin më të mirë të kompeticionit, Martinez bëri një gjest që u përfol në media. Tanimë diçka të tillë e ka bërë edhe Mbappe, një nga më të sulmuarit e tifozëve pas humbjes së Francës në finalen e Dohas.
Ylli i PSG është filmuar duke vendos një trofe në formën e Martinez. Vendosja e trofeut në gjenitale solli kritika të shumta për Martinez, me portierin e Albiceleste që nuk u mjaftua me kaq por e ktheu Mbappe në një kukull në rrugët e Buenos Aires.
I pyetur për festën e Martinez, Mbappe disa javë më parë thoshte se nuk i interesonte. "Festimi nuk është problemi im. Nuk duhet të shpenzosh energji për gjëra të kota", thoshte Mbappe.