SHKUP - Levski Sofia fitoi 0-2 të enjte kundër Shkupit në Maqedoninë e Veriut, me ndeshje që vlente për turin e II eliminator të Conference League. Veç anës sportiv, sherri që vijoi para, gjatë dhe pas ndeshjes bëri jehonë në mediet fqinje.
Tifozët shqiptarë të Shkupit u përleshën me bullgarët, ndërsa një ultras mik mbeti i plagosur me thikë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi 21 tifozë, 19 prej të cilëve nga Bullgaria.
Ndërkohë, një video që po bëhet virale në rrjet është ajo e një tifozi të Shkupit, që lë berberin dhe me mbulesën dhe flokët ende në proces prerje del jashtë sallonit dhe përleshet me ulrasit kundërshtarë.