Goli i Osasunas

VIDEO/ Derbi i Madridit s'ka fitues, Atletico ngec në shtëpi! Elche surprizon Villarealin, 7 gola në Sevilla

4 Shkurt 2023, 16:37| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 22:52

  • Share

La Liga spanjolle e e futbollit është në javën e 20-të. Në 14:00 në Barcelonë, Espanyoli barazoi 1-1 me Osasunën. Të dyja skuadrat kanë tre javë që nuk dalin te tri pikët, duke qenë në zonën e mesme të tabelës. Në 16:15 Elche fitoi 3-1 me Villarealin, teksa në 18:30 Atletico Madrid barazoi 1-1 me Getafen. Në darkë, në 21:00 Betis humbi 3-4 me Celta Vigon në Sevilla.

Në "RCDE Stadium" në Barcelonë, Espanyoli barazoi 1-1 me Osasunën. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Ante Budimir në minutën e 45. Për katalanasit ishte Braithwaite që në minutën e 59 vendosi ekuilibrat për 1-1. Për t'u theksuar janë dy kartonat e kuq që u morën nga Gabriel te vendasit dhe Ezzalzouli te miqtë në fundin e pjesës së parë. Keidi Bare te Espanyol vijon të jetë i dëmtuar. Me 29 pikë, Osasuna mban vendin e nëntë, teksa Espanyol me 21 pikë gjendet në vendin e 14-të. Të dyja skuadrat kanë disa ndeshje pa fitore.

Atletico Madrid barazoi 1-1 me Getafen për javën e 20-të në La Liga. Derbi i vogël i Madridit nuk nxori të fituar, me djemtë e Simeones që nuk e mbajtën dot avantazhin e Correa në minutën e 60-të. Ishte Unal që në të 83 minutë vendosi barazimin. Me 35 pikë, Atletico mban vendin e katërt, teksa Getafe me 18 pikë është në vendin e parafundit.

La Liga, java 20-të:

Espanyol 1-1 Osasuna

16:15 Elche 3-1 Villareal

18:30 Alt. Madrid 1-1 Getafe

21:00 Betis 3-4 Celta Vigo

 

Ora 21:12
VIDEO/ S'ka fitues në derbin e Madridit, Atletico ngec në shtëpi

Atletico Madrid barazoi 1-1 me Getafen për javën e 20-të në La Liga. Derbi i vogël i Madridit nuk nxori të fituar, me djemtë e Simeones që nuk e mbajtën dot avantazhin e Correa në minutën e 60-të. Ishte Unal që në të 83 minutë vendosi barazimin. Me 35 pikë, Atletico mban vendin e katërt, teksa Getafe me 18 pikë është në vendin e parafundit.

Ora 16:39
VIDEO/ Dy kartona të kuq dhe 2 gola, Osasuna dhe Espanyol harrojnë të fitojnë

Në "RCDE Stadium" në Barcelonë, Espanyoli barazoi 1-1 me Osasunën. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Ante Budimir në minutën e 45. Për katalanasit ishte Braithwaite që në minutën e 59 vendosi ekuilibrat për 1-1. Për t'u theksuar janë dy kartonat e kuq që u morën nga Gabriel te vendasit dhe Ezzalzouli te miqtë në fundin e pjesës së parë. Keidi Bare te Espanyol vijon të jetë i dëmtuar. Me 29 pikë, Osasuna mban vendin e nëntë, teksa Espanyol me 21 pikë gjendet në vendin e 14-të. Të dyja skuadrat kanë disa ndeshje pa fitore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?