VIDEO/ Laçi rikthehet te fitorja, Kukësi mposhtet nga Egnatia! Erzeni i merr tri pikë Tiranës, Partizani shkëputet në krye

22 Tetor 2022, 16:59| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 22:03

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot tre ndeshjet e mbetura për javën e nëntë. Në Kamëz, Kastrioti humbi 0-1 me Laçin. Një kryevepër e Ujkës në minutën e 16 riktheu kurbinasit te fitorja pas shtatë javësh, me Vukicevic që merr pikët e plota në stolin e bardhezinjve për herë të dytë këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër, Kukësi humbi në shtëpi 0-1 me Egnatian. Autogoli i Ferreira në minutën e 83 të ndeshjes vendosi duelin, me Shpëtim Duron që në debutim merr pikët e plota në stolin e rrogozhinasve, duke mposhtur ish-ekipin që e ka drejtuar më herët. Pas tre fitoreve radhazi, Kukësi i Dobit pëson humbjen e katërt këtë sezon.

Tirana humbi këtë të shtunë 0-1 me Erzenin për javën e nëntë të Superligës. Në fundin e fazës së parë ndeshja e "Elbasan Arena" u vendos nga penalltia e Kahrimanovic në minutën e 15 të ndeshjes. Prekja me dorë e topit në zonë nga Përgjoni bëri që pas konsultimit me VAR arbitri të drejtonte gishtin nga pika e penalltisë. Megjithë rastet e shumta nga dy ekipet, sfida u mbyll 0-1 për miqtë. Pas fitores me Partizanin, Erzeni i Kapllanit bën një tjetër arritje historike duke mundur kampionët në fuqi të vendit. Pas fitores, Erzeni barazon Tiranën me 15 pikë duke ndarë vendet 2-3 në klasifikim. Në krye qëndron Partizani me 19 pikë pas nëntë javësh.

Rezultatet e javës së nëntë:

Teuta 1-4 Partizani

Vllaznia 2-1 Bylis

Kastrioti 0-1 Laçi

Kukësi 0-1 Egnatia

Tirana 0-1 Erzeni

Bie në sy se në javën e fundit të fazës së parë katër nga skuadrat udhëtuese kanë dalë me tri pikë, teksa tre prej tyre fituan me rezultatin minimal 0-1. Pas nëntë javësh Partizani është në krye me 19 pikë, katër më shumë se Erzeni dhe Tirana që kanë 15 pikë. Në fund Kastrioti me dhjetë, Laçi me tetë dhe Teuta mbyll renditjen me vetëm shtatë pikë.

Renditja:

 

Ora 19:43
VIDEO/ Erzeni përmbyt Tiranën, shijakasit mundin kampionët në fuqi të Superligës! Partizani shkëputet në krye

Tirana humbi këtë të shtunë 0-1 me Erzenin për javën e nëntë të Superligës. Në fundin e fazës së parë ndeshja e "Elbasan Arena" u vendos nga penalltia e Kahrimanovic në minutën e 15 të ndeshjes. Prekja me dorë e topit në zonë nga Përgjoni bëri që pas konsultimit me VAR arbitri të drejtonte gishtin nga pika e penalltisë. Megjithë rastet e shumta nga dy ekipet, sfida u mbyll 0-1 për miqtë. Pas fitores me Partizanin, Erzeni i Kapllanit bën një tjetër arritje historike duke mundur kampionët në fuqi të vendit. Pas fitores, Erzeni barazon Tiranën me 15 pikë duke ndarë vendet 2-3 në klasifikim. Në krye qëndron Partizani me 19 pikë pas nëntë javësh.

 

Ora 17:14
VIDEO/ Egnatia gjen 'Shpëtimin', Duro debuton me tri pikë duke mundur Kukësin

Për javën e nëntë të Superligës, Egnatia fitoi 0-1 me Kukësin në transfertë. Një autogol i Ferreira në minutën e 83 të ndeshjes bëri që Shpëtim Duro të debutonte me tri pikë në stolin e rrogozhinasve. Trajneri u ul pak ditë më parë në pankinën e Egnatias, teksa fitoi kundër ish-skuadrës së tij. Pas tre fitoreve radhazi ndalet Kukësi i Dobit, që qëndron në pozitën e gjashtë me 11 pikë. Egnatia me 12 pikë shkon në vendin e katërt.

 

Ora 17:10
VIDEO/ Kryevepra e Ujkës vendos ndeshjen, Laçi fiton me Kastriotin në transfertë

Superliga shqiptare zhvilloi sot ndeshjet e mbetura për javën e nëntë. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti humbi 0-1 me Laçin. Një kryevepër nga Ujkës në minutën e 16 vendosi ndeshjen, për tri pikët e plota të kurbinasve. Në nëntë javë kampionat, Laçi ia del të marrë fitoren e dytë këtë sezon, duke shkuar në kuotën e tetë pikëve në vendin e nëntë. Kastrioti me 10 pikë mban pozitën e tetë në klasifikim.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?