Gjetja e një vendi për të varrosur të vdekurit është kthyer në sfidë në Lezhë. Në varrezat e Grykë Zezës, prej vitesh nuk ka hapësira, ndërsa varrezat e reja në Gocaj në pjesën më të madhe të kohës janë nën ujë, pasi vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm.
Këtë e dëshmon edhe kjo video e dërguar në redaksinë e tonë, ku shihet punëtori i varrezave duke hequr ujin me kovë për të varrosur një qytetar që kishte ndërruar jetë.
Kjo problematikë vijon prej vitesh dhe pavarësisht premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka një zgjidhje.
Shoku Pjerin para zgjedhjeve dha shum premtime,nje nga keto ishte se do gjejme vend tjeter per varrezat,ja rrit mendja si i preferuar i Edi Rames
Përgjigju