Sport

VIDEO/ Lara Colturi mrekullon në Botërorin e Skive, renditet e dyta

4 Janar, 14:12| Përditesimi: 4 Janar, 17:22

  • Share

SLLOVENI - Lara Colturi ka arritur nje tjetër rezultat fantastik në Botërorin e skive. 18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant. Lara kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, por më atë rast në disiplinën Sllallom.

18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive. Ndërkohë në kalendarin e Kupës së Botës, Lara Colturi do të garojë në Sllallom të diel më 5 janar 2025.

Gara e së shtunës në Kranjska Gora

Në të dyja zbritjet e saj në Sllallomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.

Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë (148 pikë) në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie, si 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq herë numri 1 në botë, Lara Gut Berhami.

Në lidhje me këtë rezultat ka reaguar edhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. "Super rezultat. Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski", shkruan Veliaj.

Renditja e Colturit

Ora 17:15
Skiatorja Lara Coulturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: Super rezultat

1735479521_laracolturi.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj.

Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski”,-shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive. Ndërkohë në kalendarin e Kupës së Botës, Lara Colturi do të garojë në Sllallom të diel më 5 janar 2025.

Ora 17:03
U rendit e dyta në Botërorin e Skive, Rama përgëzon Lara Colturin: Yll bote, nisi 2025 në podiumin e fitimtarëve

1736006708_472597141115242268292005813294.jpg

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar skiatorja Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj. 18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant.

“YLL BOTE

Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës së Botës”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.

S.Dh/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/01/2025 04:23

    Bravo Lara! YOU GO GIRL!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?