Lara Colturi

VIDEO/ Lara Colturi nderon Shqipërinë në Botërorin e Skive, renditet e 22-ta në Finlandë

12 Nëntor 2023, 17:39| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 17:46

  • Share

LEVI, FINLANDË - Skiatorja Lara Colturi ia ka dalë të sigurojë sërish një rezultat fantastik për Shqipërinë në Botërorin e Skive që u zhvillua në Levi të Finlandës. 16-vjeçarja edhe pse vinte pas dëmtimit dhe garoi në disiplinën e Slallomit dhe jo në atë që është e preferuara e saj, ia doli të zërë vendin e 22-të dhe më pas të 25-të në dy ditët e garimit.

Edhe pse vinte nga një dëmtim, vajza nga Italia që mbron ngjyrat kuqezi u nis nga pozita e 65-të dhe në ditën e parë siguroi vendin e 22-të dhe më pas atë të 25-të sot.

Pasi i dha pikët e para në një event të Skive Shqipërisë disa muaj më parë, Colturi shënon sërish një rezultat të mirë për vendin tonë në Botëror, duke treguar se as dëmtimi s'e ndal.

Tanimë Botërori i Skive do vijojë në Amerikën e Veriut në Killington dhe më pas në Kanada, aty ku pritet një rezultat i mirë nga Colturi.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?