Lara Colturi

VIDEO/ Lara Colturi përfaqëson Shqipërinë, renditet e 17-ta në Kupën e Botës

24 Janar 2023, 19:49
  • Share

Skiatorja Lara Colturi është renditur në vendin e 17-të në Sllalomin gjigant të Kupës së Botës, me eventin që po zhvillohet në Kronplatz të Italisë. Italiania e natyralizuar si shqiptare, në hedhjen e parë ka fiksuar kohën 1'00''91. Pas garës së parë, Colturi u rendit në vendin e 21 mes 30 konkurrenteve.

Kur u mendua se skiatorja ishte pranë medaljes, në hedhjen e dytë me konkurrentet më të forta, skiatorja e ka mbyllur në vendin e 17-të, me kohën 1'03''09 dhe totalin 2'04''00.

Edhe pse vinte pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku ishte Kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa ishte Kampione e Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë, gara në Cronplatz ka qenë ndryshe.

"Jam e kënaqur për garën që kam bërë sot, ndërsa vija pak Kampionatit Botëror në Austri. Pista ka qenë perfekte dhe kam arritur ta zhvillojë garën ashtu sikurse kërkoja unë. Shpresoj që në ditën e dytë të kësaj Kupe Bote gjërat të ecin dhe më mirë", ka theksuar Lara Colturi pas garës.

Colturi do të konkurrojë dhe në ditën e dytë të Kupës së Botës në Kronplatz, ndërsa gara e saj ku mendohet të marrë të tjera medalje do të jetë Festivali Europian Rinor në Friuli – Venecia – Giulia. Nga Federata Shqiptare e Skive konsiderohet rezultat i mirë, aq më tepër që Lara Colturi konkurrimin e saj e ka nisur nga pozicioni i 51-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?