La Liga në Spanjë është në javën e 15-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në Katalonjë, aty ku vendasit e Barcelonës u mposhtën 1-2 nga Las Palmas. Në krizë djemtë e Hansi Flick që prej tre ndeshjesh radhazi nuk shohin tri pikë në kampionat. Ishullorët nga Canarie kanë prishur festën e Barçës në 125 vjetorin e klubit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa ishte Ramirez që në të 49 minutë kaloi në epërsi miqtë. Kapiteni Raphinha riktheu barazpeshën në të 61 minutë, ndërsa goli i Silvas i dha tri pikë të arta Las Palmas. Ishullorët nuk fitonin në fushën e Barcelonës që nga viti i largët 1971, pra 53 vite më parë.
Barcelona me 34 pikë mban vendin e parë, por Real Madrid gjendet vetëm katër pikë pas, duke pasur edhe dy ndeshje më pak. "Galaktikët" kanë mundësinë të ngjiten në krye të La Ligas, me kampionatin që mbetet i hapur.
Barcelona dështoi të merrte pikë në shtëpi dhe Las Palmas i mposhti 1-2 në La Liga. Me katër pikë më shumë se Real Madrid, katalanasit rrezikojnë të humbasin kreun pasi "Galaktikët" kanë dy ndeshje për të luajtur.
Pas humbjes në shtëpi, trajneri Hansi Flick ngriti alarmin dhe tha se nuk krijojnë më.
“Kur ne i kontrollojmë ndeshjet, luajmë mirë dhe krijojmë rastet. Kur nuk e bëjmë, kemi probleme. Më përpara e kishim më të lehtë të krijonim raste dhe të shënonim, tani jo dhe aq”, ka thënë Flick.
Në vazhdën e kritikave edhe kapiteni Rahphina, që tha se ekipi po ul nivelin.
“Ne kemi ulur nivelin tonë dhe ndeshjet po bëhen më të vështira. Ne po bëjmë shumë gjëra gabim. Duhet të përmirësojmë atë që po bëjmë gabim. Qëllimi im? Nuk më intereson goli, ne humbëm”, shtoi lojtari brazilian i Barcelonës.
Barcelona nuk ka marrë asnjë fitore në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.