Në "Olimpico" të Romës, Lazio u ndal 2-2 nga Parma. Ishin miqtë që pasi mposhtën Juventusin një javë më parë, për pak mund të bënin surprizën edhe në kryeqytet. Parma shtangu vendasit pas vetëm tre minutave lojë me golin e Ondrejka. Ndërkohë, sërish i njëjti vetëm pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë shënoi golin e dytë për Parmën. Te Lazio reaguan dhe në minutën e 57-të në fushë u fut Pedro që shënoi dy golat e barazimit për vendasit në minutat 79-të dhe 84. Lazio me 60 pikë (sa Roma) mban për momentin vendin e shtatë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Ngecin Bologna dhe Lazio, buzëqesh Juventusi! Cagliari parakalon Veronën, mësohet skuadra e parë e rrëzuar nga Serie A
S.Dh/ReportTv.al