Në "Aspmyra Stadium" në Bodo të Norvegjisë, Lazio 'ngriu' mes acarit dhe u mposht 2-0 nga vendasit e Bodo/Glimt. Megjithëse paraditja kishte stuhi bore, UEFA vendosi që ndeshja të zhvillohej dhe gjithçka shkoi sipas parashikimeve, me motin që u përmirësua. Në pjesën e parë nuk u shënuan gola, teksa pjesa e dytë nisi me realizimin e Saltnes. Minuta e 47-të solli aksionin vendimtar, me Blomberg që asistoi për Saltnes. Megjithëse Lazio kërkoi me ngulm barazimin, ishte sërish Saltnes që në minutën e 69-të shënoi dopietën personale për të "vulosur" suksesin dhe shkuar në "Olimpico" një javë më vonë me avantazhin e dy golave. Për Lazion pjesën e parë luajti edhe Elseid Hysaj.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Lazio 'ngrin' në Norvegji, Bodo e mposht 2-0! Lyon dhe United barazojnë 2-2, rezultatet në Europa League
S.Dh/ReportTv.al