Festa e Lecces

Sport

VIDEO/ Lecce përmbys Parmën me Ramadanin në fushë, sukses për Werder Bremen! Vallecano fiton derbin e vogël të Madridit

1 Shkurt, 09:40| Përditesimi: 1 Shkurt, 09:42

  • Share

Futbollit elitar në Evropë nisi të premte me disa nga ndeshjet e para për javët përkatëse.

Në Serie A të Italisë ishte Lecce që fitoi 1-3 në udhëtim kundër Parmës. Puljezët me Ylber Ramadanin në fushë nga minuta e parë, u rikthyen te tri pikët pas dy humbjeve radhazi. Valeri me penallti kaloi Parmën në epërsi, ndërsa dy minuta më vonë brenda pjesës së parë ishte Krstovic që barazoi shifrat. Fraksioni i dytë foli për Leccen që iu fal dy asisteve të Krstovic dhe dopietës së Pierottit për të marrë tri pikët.

Në Bundesligën gjermane Werder Bremen fitoi 1-0 kundër Mainz, sfidë kjo e vlefshme për javën e 20-të. Bittencourt në minutën e 14-të vendosi ndeshjen me golin e tij.

Në Spanjë, Rayo Vallecano fitoi 0-1 kundër Leganes në derbin e vogël të Madridit. Goli i Ciss në minutën e 78-të i shërbeu miqve që të dilnin me pikë të plota nga java e 22-të. Ivan Balliu te Vallecano mori disa minuta në fundin e duelit.

Ligue I në Francë nisi raundin e 20-të, aty ku Lens fitoi 0-2 në udhëtim kundër Montpellier. Nzola pas disa sekondave lojë dhe Agbonifo në pjesën e dytë shënuan për miqtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?