Festa e Leipzig

Sport

VIDEO/ Bayern Munich barazon në shtëpi! Leipzig bën detyrën në transfertë, Schalke pëson 6 gola

24 Janar 2023, 20:41| Përditesimi: 24 Janar 2023, 22:38

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 17-të. Në 18:30, Schalke humbi 1-6 në shtëpi kundër RB Leipzig. Bayern Munich barazoi 1-1 me Koln, Hertha Berlin fitoi 0-5 me Wolfsburg, teksa Hoffenheim barazoi 2-2 me Stuttgart.

Në "Veltins Arena", RB Leipzig fitoi 1-6 me vendasit e Schalke 04. Miqtë nuk e vendosën në diskutim fitoren, teksa shënuan katër herë në pjesën e parë. Andre Silva shënoi dopietë në minutat 7 dhe 44, teksa Henrichs shënoi në të 15 minuta dhe Werner në 45+2. Në pjesën e dytë për Leipzig shënuan Olmo dhe Poulsen, teksa shkurtoi diferencën Kozuki. Me këtë fitore, Leipzig shkon në vendin e dytë me 32 pikë, teksa Schalke mbetet në fundin e renditjes me nëntë pikë.

Bayern Munich merr barazimin e dytë radhazi në Bundesligë. Për javën e 17-të në "Allianz Arena", bavarezët barazuan 1-1 me Koln. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, teksa shënuan në minutën e katërt me Skhiri. Do duhej minuta e fundit e ndeshjes (90'), që Kimmich të barazonte për Bayern Munich. Me 36 pikë, Bayern Munich mban vendin e parë, katër pikë më shumë se Leipzig ndjekës. Koln me 21 pikë qëndron në vendin e 10-të.

Bundesliga - java 17-të:

Schalke 1-6 RB Leipzig

20:30

Bayern Munich 1-1 Koln

Hertha Berlin 0-5 Wolfsburg

Hoffenheim 2-2 Stuttgart

Renditja:

Ora 22:33
VIDEO/ Bayern Munich hap fals në shtëpi, Koln rihap garën për titull

Bayern Munich merr barazimin e dytë radhazi në Bundesligë. Për javën e 17-të në "Allianz Stadium", bavarezët barazuan 1-1 me Koln. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, teksa shënuan në minutën e katërt me Skhiri. Do duhej minuta e fundit e ndeshjes (90'), që Kimmich të barazonte për Bayern Munich. Me 36 pikë, Bayern Munich mban vendin e parë, katër pikë më shumë se Leipzig ndjekës. Koln me 21 pikë qëndron në vendin e 10-të.

Ora 20:42
VIDEO/ Schalke 'zhytet' në fundin e Bundesligës, RB Leipzig fitore 'tenistike'

Në "Veltins Arena", RB Leipzig fitoi 1-6 me vendasit e Schalke 04. Miqtë nuk e vendosën në diskutim fitoren, teksa shënuan katër herë në pjesën e parë. Andre Silva shënoi dopietë në minutat 7 dhe 44, teksa Henrichs shënoi në të 15 minuta dhe Werner në 45+2. Në pjesën e dytë për Leipzig shënuan Olmo dhe Poulsen, teksa shkurtoi diferencën Kozuki. Me këtë fitore, Leipzig shkon në vendin e dytë me 32 pikë, teksa Schalke mbetet në fundin e renditjes me nëntë pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?