Granit Xhaka në ndeshjen e sotme për Leverkusen (m)

VIDEO/ Leverkusen bën për 'Aspirina' Union Berlinin, e mund 4-0 dhe merr kreun e Bundesligës

12 Nëntor 2023, 18:39
  • Share

Bundesliga gjermane është në javën e 11-të të sezonit. Këtë të dielë Bayer Leverkusen fitoi 4-0 kundër Union Berlin, duke bërë që të jetë sërish në krye të renditjes, dy pikë më shumë se Bayern Munich.

Skuadra e Xabi Alonsos po tregon cilësi në fushë, duke dhuruar një lojë të mirë edhe për tifozët që janë dashuruar pas tyre. Sfida do hapej në minutën e 23 nga Grimaldo. I përhershmi i golave special edhe këtë pasdite nuk zhgënjeu, duke dhuruar një perlë.

Më pas në pjesën e dytë ishin Kossounou, Tah dhe Tella që dërguan rezultatin në 4-0, ndërsa në fushë ishte edhe Granit Xhaka, që tregoi nervat gjatë lojës pa u ndëshkuar me karton të verdhë këtë herë.

Me 31 pikë, "Aspirinat" e Leverkusenit mbajnë kreun e renditjes, duke u ndjekur nga Bayern Munich me dy pikë më pak. Union Berlin qëndorn në vendin e fundit me gjashtë pikë, teksa zhgënjen tifozët pas paraqitjes fantastike të sezonit të shkuar.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?