Patrik Schick

Sport

VIDEO/ Leverkusen 'shuplakë' Freiburgut, Schick shënon katër herë! 'Aspirinat' s'i ndahen Bayernit, rezultatet dhe renditja në Bundesligë

21 Dhjetor 2024, 21:12| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 21:22

  • Share

Bayer Leverkusen ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur 5-1 Freiburgun për të ndjekur kryesuesit e Bundesligës, Bayern Munich. Në "BayArena" të besuarit e Xabi Alonsos s'e vendosën në diskutim suksesin paçka se Wirtz gaboi penalltinë në minutën e 33-të.

Në fundin e pjesës së parë Patrik Schick shënoi një gol "të ëmbël" për epërsinë e "Aspirinave". Me fillimin e pjesës së dytë Wirtz u korrigjua dhe shënoi golin e dytë, para se Grifo të shkurtonte për miqtë. Më pas duhej Schick që në minutat 67, 74 dhe 77 të shënonte tre gola të tjerë për "pokerin" personal.

Në ndeshjet e tjera të sotme te suksesi dolën Mainz, Gladbach, Holstein Kiel, St. Pauli dhe Werder Bremen. Me javën e 15-të të Bundesligës që mbyllet të diel, renditja në krye nuk ndryshon, me Bayern Munich që prin me 36 pikë, katër më shumë se Leverkusen.

Bundesliga, raundi 15-të:

E shtunë, 21 dhjetor 2024

Eintracht Frankfurt 1-3 Mainz

Hoffenheim 1-2 Monchengladbach

Holstein Kiel 5-1 Augsburg

Stuttgart 0-1 St. Pauli

Werder Bremen 4-1 Union Berlin

Bayer Leverkusen 5-1 Freiburg

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?