Robert Lewandowski

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

6 Tetor, 18:18| Përditesimi: 6 Tetor, 18:59

  • Share

Tetë fitore dhe një humbje, këto janë statistikat e Barcelonës këtë sezon në La Liga. Katalanasit e Hansi Flick u imponuan në udhëtim dhe mposhtën 0-3 Alaves për raundin e nëntë.

Sfida u vendos nga tripleta e Lewandowskit në minutat 7, 22 dhe 32 të pjesës së parë, teksa miqve iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje. Barça nuk rrezikoi thuajse asgjë dhe ishte në kontroll të situatave, teksa polaku 36-vjeçar, Lewandowski ka shënuar 12 gola në 11 ndeshjet e këtij sezoni.

Barça kështu ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e parë, duke lënë pas Real Madridin me 21 pikë dhe Villarreal me 17.

Ndërkohë po këtë të diel, Girona fitoi 2-1 kundër Ath. Bilbao, me katalanasit e vegjël që iu falën portierit Gazzaniga i cili priti tre penallti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?