SHBA - Inter Miami barazoi 2-2 kundër New York City në ndeshjen hapëse të MLS për këtë sezon. Ylli i vendasve dhe i futbollit botëror, Lionel Messi nuk mundi të ishte protagonist me gol, por me sjelljen e tij karshi arbitrit.
Messi asistoi për golin e parë të të tijve, pa ia dalë ta ndalte vetë sferën në rrjetë. Fundi solli edhe acarimin e "Pleshtit" me arbitrin dhe kundërshtarët.
Messi iu afrua arbitrit Mendoza duke protestuar me forcë për një vendim të tij, gjë që i kushtoi kartonin e verdhë. Sidoqoftë, tensioni nuk u ndal aty. Ndërsa po largohej nga fusha, ndihmëstrajneri i New York City, Mehdi Ballouchy, i tha diçka që Messi nuk e priti mirë.
Pas një shkëmbimi fjalësh, argjentinasi vendosi dorën në pjesën e pasme të qafës së Ballouchy për disa sekonda, duke shkaktuar polemika të mëdha.
? Messi molestó le reclama al árbitro al final del partido
— La Cancha Digital (@lacanchadigital) February 23, 2025
?️ Inter Miami 2-2 New York City pic.twitter.com/pEtyocWXrx
Komente
