Në "Craven Cottage" të Londrës, Fulham fitoi 3-2 kundër Liverpool dhe bëri surprizën. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Mac Allister në minutën e 14-të, para se Sessegnon, Iuobi dhe Rodrigo Muniz të përmbysnin që në pjesën e parë. Liverpool nuk pësonte tre gola në 45 minutat e para që prej 2020, kur humbiste 7-2 nga Aston Villa. Në fraksionin e dytë Luiz Diaz shënoi golin e dytë për të besuarit e Arne Slot dhe paçka kohës në dispozicion nuk mundën të dilnin me pikë nga kryeqyteti. Edhe pse me humbje, Liverpool kryeson bindshëm tabelën e Premier League me 11 pikë më shumë se Arsenali ndjekës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool humbet në Londër, ngec Chelsea! Tottenham rrëzon 'Shenjtorët' nga PL, derbi United - City mbyllet pa gola
S.Dh/E.H/ReportTv.al
