Në "Anfield", vendasit e Liverpool fituan 2-1 kundër West Ham për të "prekur" titullin e 20-të kampion në Premier League. Sfida u zhbllokua pas 18 minutave lojë, kur asisti i Salah u shfrytëzua mirë nga Diaz. Fundi i ndeshjes ishte dramatik dhe miqtë barazuan me autogolin e Robertson. Për të qetësuar Arne Slot mendoi bashkëkombasi i tij dhe kapiteni i të kuqve, van Dijk, që një minutë nga fundi i ndeshjes shënoi golin e tri pikëve. Pas kësaj sfide Mohamed Salah vendosi edhe një rekord, duke u bërë futbollisti i vetëm që në një sezon të Premier League përfshihet në 45 gola, me 27 realizime personale dhe 18 asiste.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool 'marshon' drejt titullit kampion në Premier League, Chelsea ndalet në Londër! Wolves 'kafshon' Tottenhamin, turpërohet Man. United
S.Dh/E.H/ReportTv.al
