Në stadiumin "Shën Maria", Southampton vendas nuk ia doli të marrë pikë paçka se shënoi dy gola kundër Liverpoolit. Ishin miqtë që fituan 2-3 në një ndeshje dramatike dhe e shohin veten në krye të Premier League me tetë pikë më shumë se ndjekësit e Manchester Cityt.
Ndeshja u zhbllokua nga Szobozlai për miqtë, para se "Shenjtorët" të përmbysnin 2-1 me Armstrong dhe Fernandes. Duhej dopieta e egjiptianit Salah në minutat 65 dhe 83 (penallti) që Liverpool të siguronte tri pikët kundër vendit të fundit në renditje.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Ipsuich ndal 1-1 Man. United në debutimin e Amorim
S.Dh/E.H/ReportTv.al
