Sport

VIDEO/ Liverpooli përmbys 5-1 Tottenhamin dhe shpallet kampion në Premier League

27 Prill, 19:24| Përditesimi: 27 Prill, 20:15

  • Share

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për t'u shpallur kampion në Premier League. Djemtë e Arne Slot përmbysën 5-1 Tottenhamin dhe sigurojnë titullin e 20-të kampion, duke barazuar rivalët e Manchester United. Katër javë nga fundi i sezonit, Liverpooli e pa veten në disavantazh pas 12 minutave lojë me golin e Solanke, por përmbysi me Diaz, Mac Allister dhe Gakpo për ta mbyllur 3-1 pjesën e parë.

Ndërkohë që në fraksionin e dytë Salah shënoi golin e katërt për t'u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në Premier League me 185 gola. Autogoli i Udogie "vulosi" sfidën për 5-1. Kështu Liverpool feston me tifozët një titull kampion të merituar për vetë dominimin e sezonit. Me këtë sukses të kuqtë kanë 82 pikë, duke lënë pas Arsenalin me 67 pikë kur ka edhe katër javë nga fundi i sezonit. Sukses edhe për trajnerin Slot, që në sezonin e parë me Liverpool fiton trofeun duke bërë të "harrohet" një emër si Jurgen Klopp.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Liverpooli kampion i Premier League për herë të 20-të në histori, barazon rivalët e Man. United! 'Djajtë' vetëm 1-1 në udhëtim


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?