Liverpool fitoi 1-3 në transfertë me Aston Villa. Në Villa Park në Birmingham, djemtë e Klopp kaluan shumë shpejt në avantazh pas vetëm pesë minutash lojë me Salah. Pas asistit të Robertson egjiptiani nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. Në të 20 minutë për Liverpool u anullua edhe një gol nga VAR me Matip. Do duhej minuta e 37 që van Dijk të shënonte golin e dytë për Liverpool pas asistit të Salah. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 59 minutë ishte radha e Uatkins që të shkurtonte shifrat në 1-2. Me ndeshjen të hapur, Liverpool do shënonte me të riun Bajceics në minutën e 81 për rezultatin final 1-3. Liverpooli me 25 pikë qëndron në vendin e 6-të, teksa Aston Villa mbetet në vendin e 12 me 18 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Liverpool fiton në transfertë, Arsenal bën detyrën dhe kryeson Premier League! Newcastle kërcënon kreun, Brighton 'Hirushja' e Anglisë
S.Dh/ReportTv.al