Sirlord Conteh

VIDEO/ Lojtari i Heidenheim vendos rekord të ri shpejtësie në Bundesligë

12 Shtator, 13:26| Përditesimi: 12 Shtator, 13:33

  • Share

Futbollisti i Heidenheim në Bundesligë, Sirlord Conteh arriti shpejtësinë maksimale prej 36.67 km/h në minutën e 85-të të ndeshjes kundër Augsburg, një rekord që askush tjetër në Bundesligë nuk e ka arritur qëkur ka nisur mbledhja e të dhënave mbi shpejtësinë në elitën gjermane të futbollit.

Conteh ka lënë prapa Adeyemin, i cili kishte arritur shpejtësinë maksimale prej 36.65 km/h në sezonin 2022/23, gjatë një ndeshjeje kundër Freiburgut. Sulmuesi Sirlord Conteh u transferua nga Paderborni te Heidenheimi për 700 mijë euro.

Një fakt interesant për t’u përmendur është se legjenda e sprintit, ish-atleti Usain Bolt, tani 38-vjeçar, pasi la atletikën u aktivizua në futboll dhe në një ndeshje regjistroi shpejtësinë maksimale prej 44.72 km/h.

“Ai vrapon më shpejt se të gjithë. Në paraqitjen e tij të dytë për Heidenheim, Sirlord Conteh 28-vjeçar, ka hyrë menjëherë në histori të Bundesligës. Në ndeshjen kundër Augsburgut, sulmuesi e theu rekordin e shpejtësisë që e mbante 22-vjeçari dhe ylli i Dortmundit, Karim Adeyemi”, shkruan gazeta gjermane Bild.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?