BRAZIL - Santos humbi 2-0 në shtëpi me Corinthians, duke zbritur kështu në vendin e 13-të në tabelën e ligës braziliane të futbollit. Në fund të ndeshjes, tifozët e Santos protestuan kundër ekipit të tyre me bomba tymuese dhe sende të forta, ndërsa jashtë stadiumit morën pjesë në një 'luftë guerile' kundër tifozëve të Corinthians dhe policisë. Disa ultras të Santos vodhën edhe një makinë policie.
Gjithçka ndodhi në minutën e 85 të ndeshjes, me vendasit që po humbisinin në shtëpi. Me një sezon për t'u harruar, tifozët e Santos nuk kanë ngurruar të bëhen protagonistë të shëmtuar në një duel që në Brazil është "Klasike" futbolli me dy rivalë të fortë.
Është dashur ndërhyrja e policisë që tifozët mos dhunonin lojtarët, ndërsa pas minutave të tëra pritje arbitri anulloi duelin për shkak se siguria do duhej të ishte prioritet.