Goli i Maguire

Sport

VIDEO/ Maguire kualifikon Man. United në FA Cup me gol të parregullt, 'Djajtë' përmbysin 2-1 në limite Leicesterin

8 Shkurt, 11:19| Përditesimi: 8 Shkurt, 11:24

  • Share

Manchester United u treguan më dinakë se 'Dhelprat' e Leicester dhe kalojnë në 1/8 e FA Cup. Në "Old Trafford" skuadra e Ruben Amorim përmbysi 2-1 Leicesterin dhe merr biletën për në turin e radhës.

Dueli ishte me raste në të dyja portat, teksa pjesa e parë u mbyll 0-1 për Leicesterin falë golit të De Cordova në minutën e 42-të. Në fraksionin e dytë, vetëm katër minuta pasi u fut në fushë Zirkzee vendosi ekuilibrat.

Fundi ishte dramatik pasi Harry Maguire shënoi golin e fitores për Manchester United në minutën e tretë shtesë. Krosimi i Fernandes u shfrytëzua mirë nga Maguire që shënoi me kokë.

Edhe pse në përsëritje duket që mbrojtësi është më i avancuar dhe në pozicion jashtë loje, anësori nuk e ka parë diçka të tillë dhe në mungesë të VAR, United kalon më tej me një gol që në ishull ka hapur shumë polemika.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?