VIDEO/ Makina përplasi 2 të rinjtë që po kalonin në trotuarin pranë kryeministrisë, Report Tv siguron pamjet e aksidentit të frikshëm në Tiranë

6 Nëntor 2023, 16:06| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 21:32

  • Share

TIRANË- Report Tv siguron videon e aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e së dielës në afërsi të godinës së Kryeministrisë, ku mbetën të lënduar 2 persona, një djalë dhe një vajzë. Në këtë video dallohet me sy të lirë shpejtësia që automjeti tip “Mercedes Benz” lëviz, mbi normën e lejuar prej 40 km/h brenda rrugëve të zonave të banuara. Automjeti shfaqet në pamje duke kryer manovra të rrezikshme, të cilat do të rezultonin fatale, deri në dalje nga rruga, duke u përplasur me një reklamë në afërsi dhe në fund të marrë përpara 2 të rinjtë. Këta të fundit, duke lëvizur qetësisht në trotuar, në rrugën e tyre, përplasen keqas nga makina që përfundon anës rrugës.

Pas përplasjes, në pamje dallohet i riu me xhaketë xhins, i cili ngrihet në këmbë dhe në panik e sipër kërkon vajzën që nuk shfaqet më në video. Pak sekonda më vonë shfaqet Jorgaq Thëngjilli, 21 vjeç, i riu që drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, shkaktar i aksidentit, i cili fillimisht, nga ajo që ka shkaktuar, vë duart në tokë dhe shtrihet me shpinë, për të qëndruar vetëm pak sekonda dhe më pas ringrihet me shpejtësi. Në vijim, në video shfaqet një tjetër i ri, i cili mendohet se ka qenë në makinë bashkë me Jorgaqin, kur makina doli mbi trotuar. Ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë. Në momentet e aksidentit, në trotuar, po lëvizte edhe një tjetër qytetar, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për fije nga përplasja e makinës “Mercedes Benz”.

I riu që ka lindur në Larisa të Greqisë, me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë, u arrestua pak orë pas aksidentit të rëndë nën akuzë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo nuk ishte hera e parë që ai ndëshkohej nga Policia Rrugore. Në sistemin e-Gjoba, në emrin e tij figurojnë 20 gjoba, të cilat ai i ka paguar rregullisht, por që nuk i kanë mjaftuar për t’u ndërgjegjësuar dhe të lëviz sipas rregullave që përcakton Kodi Rrugor. Hera e fundit që është ndëshkuar nga policia është data 1 tetor, ndërsa prej marsit 2023 janë në total 7 ndëshkime me gjoba.

Në këtë zonë nuk është hera e parë që regjistrohen aksidente të rënda. Pak metra më tutje, në afërsi të kryqëzimit ku ndodhet RTSH dhe ambasada e Italisë, dy automjete u përplasën në janar 2021 duke shkaktuar panik tek qytetarët, me dëme të konsiderueshme materiale.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 07/11/2023 07:48

    futeni mer shtet ne burg....qe te eci prap me shpejt ky piloti....burgu vetem mire i ben

    Përgjigju
  • denis: 06/11/2023 19:02

    Policia i ndalon gjykata i leshon.

    Përgjigju
  • Tregu: 06/11/2023 16:52

    Polici plere, kap vetem ato qe do me kap. Gjoba sve, ti ke kriminele te ndyre neper rrugicat e rruges se Kavajes qe kan zaptu parkimet publike e rruget me lloj lloj dallaveresh e nuk i bo gje njeri. Ju jeni nje polici e ndyre qe do kallxoheni ne SPAK te gjith se sjeni per gjo tjeter.

    Përgjigju
  • vili: 06/11/2023 16:51

    Gjykata nuk duhet ti toleroi keta kriminel te ndyre.

    Përgjigju
  • Turi: 06/11/2023 16:17

    Uaaa i ktheu shejtani na rruga u kthyhen ne rruge. Dites si shpeton dot njeriu. Ishalla sherohen sa me shpejt dhe pa pasoja. Te shkuara

    Përgjigju
    • Turi: 06/11/2023 17:03

      Shejtani ngiste makine

  • Ben: 06/11/2023 16:14

    Policia qe duam.Me 20 gjoba per shpejtesi ne zonat urbana,ai nuk duhet te kishte patente,i duhej hequr me kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?