Makinat retro në pedonalen e Shkodrës

VIDEO/ Makinat retro ‘pushtojnë pedonalen e Shkodrës, ja çfarë pritet të ndodhë këtë të shtunë

22 Qershor, 11:23| Përditesimi: 22 Qershor, 11:27

  • Share

Dhjetëra makina retro janë vendosur në pedonalen shumëngjyrëshe të Shkodrës duke zbukuruar kështu shëtitjet e vendasve por edhe turistëve në kryeqytetin e artit, kulturës dhe humorit shqiptar

Autokolona e modeleve të veçanta të mjeteve relike ka shtuar kuriozitetin e mjaft shkodranë dhe jo vetëm të cilët po i “analizojnë” nga afër.

Sipas gazetarit të Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, kulmi i këtij aktiviteti do të jetë pasditen e sotme para bashkisë së qytetit ku do të mbahet një festë me praninë e disa personaliteteve.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë pamje nga shfaqja e makinave relike në mes të Shkodës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?