La Liga spanjolle e futbollit është në javën 19-të. Në 14:00 nisi e shtuna sportive në Spanjë, me Cadiz që fitoi 2-0 me Mallorcan. Në 16:15 Girona humbi 0-1 me Barcelonën, në 18:30 Sevilla fitoi 3-0 me Elche dhe në 21:00 Getafe humbi 0-1 me Betis.
Në stadiumin "Mirandilla", Cadiz fitoi 2-0 me Mallorcan mes 16117 të pranishmëve. Megjithëse te miqtë në fushë ishte Vedat Muriqi, ishullorët nga Palma de Mallorca dolën pa pikë, me shqiptarin që për ndeshjen e pestë radhazi nuk gjen golin. Në minutën e 10-të, vendasit kaluan në avantazh me anë të Bongonda, teksa në të 38 minutë Fernandez shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me 25 pikë, Mallorca mban vendin e 10-të, teksa Cadiz ngjitet në vendin e 15-të me 19 pikë.
Barcelona fitoi 0-1 me Gironën në transfertë për javën e 19 në La Liga. Derbi katalanas u vendos nga goli i Pedrit, me djemtë e Xavit që vijojnë të jenë në krye të renditjes. Do duhej minuta e 61 e ndeshjes që Barcelona të gjente golin me vlerën e tri pikëve pas një aksioni model me pasa dhe një lojë tiki-taka. Megjithëse Girona luajti shanset e saj, rastet te vendasit nuk u shfrytëzuan. Barcelona shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e parë të La Liga, gjashtë pikë më shumë se Real Madrid (një ndeshje më pak). Girona me 21 pikë gjendet në vendin e 12-të.
Rezultatet:
Cadiz 2-0 Mallorca
16:15 Girona 0-1 Barcelona
18:30 Sevilla 3-0 Elche
21:00 Getafe 0-1 Betis