Sport

VIDEO/ Man. City merr vendin e katërt, përmbys 5-2 Crystal Palace

12 Prill, 15:33| Përditesimi: 12 Prill, 19:44

  • Share

 

Në "Etihad", Manchester City fitoi 5-2 me përmbysje kundër Crystal Palace. Miqtë befasuan "Qytetarët" kur në fillimin e sfidës shënuan dy gola të shpejtë. Ishte Eze në minutën e 8-të që zhbllokoi ndeshjen, para se Richards të shënonte golin e dytë dhe të 'tërbonte' Pep Guardiolën në stol. Megjithë dy golat e pësuar City reagoi shpejt dhe barazoi gjithçka me De Bruyne dhe Marmoush në minutat 33 dhe 36-të.

Fraksioni i dytë foli vetëm për Man. Cityn, që shënoi edhe tre herë të tjera me Kovacic, McAtee dhe O'Reilly. Me këtë sukses djemtë e Guardiolës ngjiten për momentin në pozitën e katërt me 55 pikë, duke lënë Palace me 43 pikë në vendin e 11-të.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Man. City përmbys 5-2 Palace, Evertoni fiton me Armando Brojën nga minuta e parë! Sukses edhe për Aston Villan


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?