Bernardo Silva feston golin

Sport

VIDEO/ Man. City mposht 3-1 Bournemouth dhe rigjen vendin e tretë, De Bruyne luan ndeshjen e fundit! Rikthehet 'Topi i Artë'

21 Maj, 09:28| Përditesimi: 21 Maj, 09:30

  • Share

Në "Etihad Stadium" Manchester City bëri detyrën dhe mori tri pikë me peshë që e dërgojnë në vendin e tretë, për të qenë në zonën Champions League. Në shtëpi djemtë e Guardiolës mposhtën 3-1 Bournemouth, teksa ishte ndeshja e lamtumirës për Kevin De Bruyne, i cili pas dhjetë sezonesh do largohet nga City. Ndërkohë disa minuta mori Rodri, fituesi i fundit i "Topit të Artë" që prej muajsh vuajti një lëndim. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazh të dyfishtë për Cityn, me tifozët që shijuan supergolin e Marmoush dhe realizimin e Bernardo Silva. Në fraksionin e dytë për vendasit shënoi edhe Nico, para se miqtë të shkurtonin në limite me Jebbison. Kështu, me 68 pikë Man. City merr vendin e tretë në renditje.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Man. City fiton me tre gola në lamtumirën e De Bruyne, merr vendin e tretë në Premier League! Tri pikë për Palace


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?