Në 'Etihad Stadium', vendasit e Manchester City humbën 0-2 kundër Tottenhamit. Ekipi i Pep Guardiolës u befasua që në pjesën e parë, pasi Spurs ia doli të shënonte dy herë. Johnson në minutën e 35-të zhbllokoi ndeshjen, para se Palhinha në shtesën e dytë të 'vuloste' gjithçka për 0-2. Në dy javët e para të sezonit të ri, Tottenham ka gjashtë pikë dhe mban vendin e dytë. Ndërkohë City me një humbje dhe një fitore ka tre pikë për vendin e pestë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Arsenali shënon 5 herë, Gyokeres dopietë! Spurs fiton 0-2 në Manchester kundër Cityt! Broja në tribunë
S.Dh/ReportTv.al
