Sivasspor ka siguruar tri pikët e radhës për javën e dhjetë në Superligën e Turqisë. Në "Yeni Stadium", Sivasspor mposhti 2-4 vendasit e Adana Demirspor dhe një nga golat u shënua nga Rey Manaj.
27-vjeçari ishte titullar në këtë duel dhe ia doli të shtynte sferën në rrjetë në minutën e 66-të, duke i dhënë avantazhin 2-3 të tijve dhe hapur rrugën e tri pikëve.
Rikthimi nga dëmtimi ka qenë i duhuri për lushnjarin që në shtatë takime e çon numrin e golave në katër. Vlen të theksohet se Manaj sezonin e kaluar ishte golashënuesi i tretë më i mirë në elitën e Turqisë, pas Icardit dhe Dzekos.
Si ka mundesi we Manaj Ben gol ne skuadren qe luan dhe me kombeteren nuk eshte ne gjendje te bej nje gjuajtje dhe jo me gol
Përgjigju