Premier League e futbollit në Angli është në javën e 26-të. Me fillim nga 13:30, këtë të shtunë Manchester City fitoi 2-0 me Newcastle. Në 16:00 u zhvilluan pesë duele, aty ku ra në sy fitorja spektakolare e Arsenalit dhe Chelsea-s, teksa Tottenham humbi me Wolves. Në 18:30 Southampton fitoi 1-0 me Leicester.
Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 2-0 me Newcastle në derbin e sheikëve. "Qytetarët" iu falën golave të Foden dhe Silvës për t'i bërë presion Arsenalit kryesues. Dueli u hap në minutën e 15-të nga Foden, që shënoi pas asistit të Rodrit. Bernardo Silva në minutën e 67 shënoi pas asistit të Haaland, për të siguruar në kasafortë tri pikët e radhës. Newcastle për të dytën ndeshje nuk merr pikë, duke qenë në vendin e pestë. City shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e dytë.
Dramë, pesë gola, përmbysje dhe histori në "Emirates". Arsenali fitoi 3-2 me Bournemouth vetëm në minutën e fundit, duke vijuar kryesimin e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Dueli u zhbllokua pas vetëm 11 sekondave lojë nga miqtë me Billing, për ta bërë golin e dytë më të shpejtë në historinë e Premier League. Kur pritej që "Topçinjtë" të reagonin në shtëpi, Sensei në minutën e 57 dërgoi miqtë në avantazhin e dyfishtë. Ka qenë Partey në minutën e 62 që shënoi për 1-2, teksa Ben White barazoi në minutën e 70-të. Goli i fitores për Arsenalin u shënua në minutën e 90+7 nga Nelson. Në aksionin e fundit goditja përfundoi në rrjetë, me djemtë e Artetas që dalin me tri pikë nga një ndeshje e "çmendur". Me 63 pikë Arsenal mban kreun e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City. Bournemouth me 21 pikë renditet i parafundit.
Chelsea ia doli të fitonte 1-0 me Leeds United për javën e 26-të në Premier League. Në "Stemford Bridge" djemtë e Graham Potter iu falën golit të Fofana në minutën e 53 për t'u rikthyer te tri pikët e plota pas pesë ndeshjeve. Në minutën e 53-të të duelit, një krosim nga këndi i Ben Chilëell u shfrytëzua mirë nga qendërmbrojtësi që i jep kështu fitoren të tijve. Me këto tri pikë, Chelsea shkon në pozitën e 10-të me 34 pikë, teksa Leeds mbetet në vendin e 17-të me 22 pikë.
Premier League - java 26:
13:30
Manchester City 2-0 Newcastle (Fiden 15', Silva 67')
16:00
Arsenal 3-2 Bournemouth
Aston Villa 1-0 Crystal Palace
Brighton 4-0 West Ham
Chelsea 1-0 Leeds
Wolves 1-0 Tottenham
18:30
Southampton 1-0 Leicester
Renditja:
Dramë, pesë gola, përmbysje dhe histori në "Emirates". Arsenali fitoi 3-2 me Bournemouth vetëm në minutën e fundit, duke vijuar kryesimin e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Dueli u zhbllokua pas vetëm 11 sekondave lojë nga miqtë me Billing, për ta bërë golin e dytë më të shpejtë në historinë e Premier League. Kur pritej që "Topçinjtë" të reagonin në shtëpi, Sensei në minutën e 57 dërgoi miqtë në avantazhin e dyfishtë. Ka qenë Partey në minutën e 62 që shënoi për 1-2, teksa Ben White barazoi në minutën e 70-të. Goli i fitores për Arsenalin u shënua në minutën e 90+7 nga Nelson. Në aksionin e fundit goditja përfundoi në rrjetë, me djemtë e Artetas që dalin me tri pikë nga një ndeshje e "çmendur". Me 63 pikë Arsenal mban kreun e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City. Bournemouth me 21 pikë renditet i parafundit.
Chelsea ia doli të fitonte 1-0 me Leeds United për javën e 26-të në Premier League. Në "Stemford Bridge" djemtë e Graham Potter iu falën golit të Fofana në minutën e 53 për t'u rikthyer te tri pikët e plota pas pesë ndeshjeve. Në minutën e 53-të të duelit, një krosim nga këndi i Ben Chilwell u shfrytëzua mirë nga qendërmbrojtësi që i jep kështu fitoren të tijve. Me këto tri pikë, Chelsea shkon në pozitën e 10-të me 34 pikë, teksa Leeds mbetet në vendin e 17-të me 22 pikë.