Goli i Kevin De Bruyne

Sport

VIDEO/ Manchester City 'kafshon' Wolves, i mposht 1-0 dhe mbetet në zonën Champions

3 Maj, 10:48| Përditesimi: 3 Maj, 10:56

  • Share

Manchester City ka mposhtur 1-0 Wolves për raundin e 35-të në Premier League dhe për momentin ndodhet në pozicionin e tretë në renditje duke mbetur bindshëm në pozitat që të dërgojnë në Champions League edicionin e ri.

Në "Etihad Stadium" vendosi goli i Kevin De Bruyne në minutën e 35-të. Belgu mori një pasim nga Doku dhe goditja e tij u ndal në rrjetë. Kaq mjaftoi që skuadra e Pep Guardiolës të merrte suksesin e plotë dhe të ngjitej në kuotën e 64 pikëve.

Forma e mirë e Cityt duket në nëntë ndeshjet radhazi pa humbje, mes të cilave shtatë janë fitore.

Tre javë nga fundi i sezonit City e sheh veten në pozita komode, duke marrë parasysh javët e vështira që kaloi në nisje të vitit 2025. Me Liverpool që siguroi titullin kampion, gara në Premier League bëhet për katër pozicionet e tjera që të dërgojnë në Champions League.

Veç kampionëve, për momentin në Champions League një vend e kanë edhe Arsenal, City, Newcastle dhe Chelsea, teksa kujtojmë se Premier League do dërgojë pesë skuadra edicionin e ri të Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?