Në "Goodison Park" në Liverpool, Evertoni vendas humbi 0-3 me Manchester City-n për javën e 36-të në Premier League. "Qytetarët" mbajnë vendin e parë dhe shijojnë suksesin e 11-të radhazi në kampionat. Dueli u hap në mnutën e 37-të nga Gundogan, me kapitenin që shënoi një gol për kornizë. Në të 39 minutë ishte Haaland që dërgoi shifrat në 2-0 pas asistit të Gundogan. Turko-gjermani do shkëlqente këtë ndeshje, duke shënuar dopietën personale në minutën e 51, me City-n që pas kësaj jave ka 85 pikë, katër më shumë se Arsenali, me djemtë e Guardiolës që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Suksesi i 11-të radhazi për Man. City-n, Brentford shtang West Ham-in! Arsenali turpërohet në shtëpi dhe humbet titullin e Premier League
S.Dh/ReportTv.al