Në "King Power Stadium" vendasit e Leicester u mposhtën 0-2 nga Manchester City. Pas pesë ndeshjeve pa sukses dhe me vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit, "Qytetarët" gjetën tri pikët. Savinho në minutën e 21-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Haaland "vulosi" tri pikët në pjesën e dytë për të qetësuar Guardiolën në stol. City me 31 pikë merr vendin e pestë, duke lënë Leicesterin në pozitën e 18-të me vetëm 14 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool 'shuplakë' West Hamit, 'arratiset' në krye të Premier League! Armando Broja nga minuta e parë, Everton humbet! Man. City del nga kriza
S.Dh/ReportTv.al